Shtyp

Das Drama des begabten Kindes und die Suche nach dem wahren Selbst

Miller, Alice.

635 MillerTemat e përbashkëta të tre studimeve të përfshira në këtë vëllim janë zanafillat e vetë-humbjes dhe rrugët e vetë-zbulimit. Drama e fëmijës së talentuar, domethënë të ndjeshëm dhe të vëmendshëm, është se qysh i vogël i ndien nevojat e prindërve dhe u përshtatet duke mësuar të mos i ndiejë ndjenjat e veta më të forta, por të padëshiruara. Edhe pse këto ndjenja më vonë nuk mund të ndrydhen gjithnjë, ato megjithatë mbeten të ndara, d.m.th. pjesa më jetësore e vetes së vërtetë nuk është e integruar në personalitet. Kjo çon në pasiguri emocionale dhe varfërim (vetë-humbje), që gjen shprehje te  derpresionet, por edhe që mbrohet me madhështi. Shembujt e cituar sensibilizojnë për të pashprehurën, për vuajtjen që fshehet pas idealizimit, si dhe për tragjedinë e prindërve të padisponueshëm që dikur kishin qenë fëmijë të disponueshëm.

Das Drama des begabten Kindes und die Suche nach dem wahren Selbst [Drama e fëmijës së talentuar dhe kërkimi i vetvetes së vërtetë] i Alice Miller-it është botuar në përkthimin bullgarisht (fragment) të Teodora Karamelska-s me titull Драмата на надареното дете и търсенето на истинския Аз pranë botimeve Critique & Humanism – KX, Sofje.