përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Koeppen, Wolfgang

.

koeppen wolfgangWolfgang Koeppen u lind në vitin 1906 në Greifswald dhe vdiq në vitin 1996 në Mynih. Pas një qëndrimi njëmbëdhjetëvjeçar në Prusinë Lindore, u kthye në vitin 1919 në Greifswald. Për arsye financiare, nuk arriti ta përfundonte shkollën e mesme. Provoi zanate nga më të ndryshmet: në librari, në teatrin e qytetit në Greifswald, si ndihmëskuzhinier në Suedi dhe Finlandë dhe si redaktor dramash në Würzburg. Më 1927-n u vendos në Berlin, ku në vitin 1931 punoi për dy vjet si redaktor në Börsen-Courier. Më 1934-ën botoi romanin e tij të parë, Eine unglückliche Liebe. Në të njëjtin vit u shpërngul në Holandë. Më 1938-n u kthye në Gjermani dhe nga viti 1941 punoi për kompaninë "Bavaria Film" në Feldafing, pranë Liqenit Starnberg. Në vitin 1945 u vendos në Mynih. Në vitet 1951, 1953 dhe 1954 u botuan tre romanet, të cilat konsiderohen si vizualizimet më të qarta të klimës që sundonte në Republikën Federale Gjermane në kohën e Adenauer-it: Tauben im Gras, Das Treibhaus dhe Der Tod in Rom.

partner projektesh

traduki partners 2014 d