përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Das Eigentliche

Hanika, Iris.

631 hanika onoSe çfarë është esenciale - kjo varet nga njeriu. Për Hans Frambach-un janë krimet e epokës naziste, të cilat ai i ka përjetuar që i vogël. Kjo është arsyeja se përse ai u bë arkivist në Institutin e Përballjes me të Shkuarën. Tani pyet veten se mos ka ardhur koha të bëjë një punë tjetër. Edhe shoqja e tij e ngushtë, Graziela,  ka ngecur te krimet e së kaluare – derisa bie në dashuri me dikë: këtej e tutje vëmendja e saj spostohet te bashkimi trupor i gjinive, i cili për të është esenciale, një koncept tek i cili ajo tashmë dyshon. Por a mund t'ia hedhësh fajin për gjithçka nazizmit? Në fakt, është paaftësia e tyre për të qenë të lumtur ajo çka i bën Hansin dhe Grazielan personazhe kaq të çuditshëm. Iris Hanika tregon sesi përse na lënë ende gojëhapur krimet e epokës naziste, pa anashkaluar absurditetin në të cilin na çon profesionalizimi i përkujtimit. Ka edhe diçka tjetër esenciale: Që dalim të pafuqishëm përballë këtyre krimeve.

Das Eigentliche [Esencialja] e Iris Hanika-s është botuar në përkthimin kroatisht (fragment) të Andy Jelčić-it me titull Ono najvažnije pranë botimeve Sandorf, Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d