përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Nachtleuchten. Takimi ndërkombëtar i përkthyesve të letërsisë gjermane

.

berlin uebersetzerwerkstattKollokiumi i Letërsisë në Berlin (LCB) ) bën thirrje për të aplikuar për pjesëmarrje në Takimin Ndërkombëtar të Përkthyeseve dhe Përkthyesve të letërsisë nga gjermanishtja. Në kuadër të një seminari njëjavor nga 17 deri më 24 Mars 2019, pjesëmarrësve u jepet mundësia që të njihen me zhvillimet aktuale të skenës letrare gjermane dhe që nëpërmjet kontakteve me autorë botues dhe kritikë, por edhe me kolegë nga vende të tjera, të përfshihen në një rrjet gjithnjë në rritje përkthyesish.  Pjesë e programit është edhe vizita e panairit të Lajpcigut dhe një prezantim në Qendrën e Përkthimit në panair. Afati i fundit për aplikim është data 20 nëntor 2018.

Takimi ndërkombëtar mbështetet nga TOLEDO – një program i Fondacionit Robert Bosch dhe nga Fondi Gjerman i Përkthyesve. Partnerë të tjerë janë Fondacioni Kulturor Zviceran Pro Helvetia, Insituti Goethe dhe Fondacioni S. Fischer.

Thirrja për aplikim (gjermanisht)

partner projektesh

traduki partners 2014 d