përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Djukanović, Maja

djukanovic majaMaja Đukanović, e lindur në vitin 1962 në Lubjanë, kreu shkollën fillore dhe të mesme në Beograd, me fokus te gjuhët e huaja. Më pas studioi në Fakultetin Filologjik, ku në vitin 1992 kreu një diplomë master dhe më 2004-ën mbrojti doktoraturën. Që nga viti 1989 punon në Fakultetin e Filologjisë në Beograd. Sot ligjëron atje si profesore e rregullt e gjuhës dhe kulturës sllovene. Prej vitit 1986 merret me përkthim. Maja Đukanović është redaktore e disa botimeve me përkthime të studentëve sllovenë, si dhe autore dhe bashkautore e botimeve të shumta shkencore në fushën e studimeve sllovene, duke përfshirë një gramatikë të gjuhës sllovene dhe një fjalor serbisht-sllovenisht dhe sllovenisht-serbisht. Në mënyrë të veçantë asaj i intereson krahasimi i gramatikës serbe me sllovene, teoria e përkthimit dhe sllovenishtja si gjuhë e huaj. Përkthimet e librave të saj përfshijnë vepra letrare nga autorë sllovenë dhe serbë, si dhe libra jo fiction nga disiplina të ndryshme.

partner projektesh

traduki partners 2014 d