përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Kampf um Anerkennung

Honneth, Axel.

honneth_anerkennungSynim i këtij libri është që të përpunojë një teori sociale normuese e përmbajtësore duke u mbështetur mbi modelin e të menduarit të veprës Hegeliane „Lufta për t’u njohur“. Rindërtimi sistematik i figurës argumentuese të Hegelit, që përbën pjesën e parë të librit, çon në dallimin e tri formave të njohjes. Pjesa e dytë e punimit niset nga ndërmarrja për t’i dhënë një kthesë empirike idesë hegeliane duke rimarrë edhe psikologjinë sociale të G. H. Meads-it: në këtë mënyrë lind një koncept personash teoriko-intersubjektiv. Si rrjedhojë e këtij hulumtimit, vjen e ravijohet ideja e një teorie kritike të shsoqërisë, e cila duhet të qartësojë proceset e shndërrimeve shoqërore duke u nisur nga kërkesa normuese, të cilat janë të vendosura strukturalisht në marrëdhënien e njohjes së ndërsjelltë. Perspektivat e çelura nëpërmjet këtij mendimi themeltar shtjellohen më tej në pjesën e fundit të librit.

Lufta për t’u njohur ka dalë në përkthimin serbisht të Aleksandra Kostić nën titullin "Borba za priznanja" pranë botimeve Albatros plus, Beograd.

partner projektesh

traduki partners 2014 d