përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Korun, Barbara

.

korun barbaraBarbara Korun, e lindur në vitin 1963 në Lubjanë, studioi gjuhë-letërsi sllovene dhe letërsinë e krahasuar. Fillimisht punoi si mësuese dhe këshilltare gjuhësore në Teatrin Kombëtar të Sllovenisë. Sot është shkrimtare dhe këshilltare gjuhësore në profesion të lirë. Barbara Korun konsiderohet si një poete pioniere dhe recensuese me shumë famë në Slloveni dhe Evropën Qendrore. Për debutimin e saj, librin me poezi Ostrina Miline (1999), fitoi çmimin Kombëtar të Panairit të Librit. Për librin me poezi Pridem takoj (2011) u vlerësua me çmimin "Veronika" dhe çmimin "Zlata ptica". Në Itali, vepra e saj u nderua me çmimet ndërkombëtare të poezisë "Leandro Polverini" dhe "Regina Coppola". Disa nga librat e saj janë përkthyer në kroatisht, boshnjakisht dhe italisht. Për më tepër, poezia e saj është botuar në më shumë se njëzet gjuhë dhe mbi 50 antologji në  Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

partner projektesh

traduki partners 2014 d