përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

1941. Godina koja se vraća

Goldstein, Slavko.

614 goldstein 1941Më 1941-shin gjermanët pushtuan Mbretërinë e Jugosllavisë, në Kroaci fashistët ustashë morën pushtetin. Slavko Goldstein flet për këto javë dhe muaj, të cilat ai vetë i përjetoi si katërmbëdhjetë vjeçar. Ai rrëfen mbërthyesshëm dinamikën e dhunës në Ballkan, e cila filloi në 1941, kur qeveria e  ustashëve vrau qindra mijëra njerëz, kryesisht nga popullsia serbe. Goldstein përshkruan fatet e shumë njerëzve, autorë dhe viktima, dhe përpiqet të kuptojë motivet e tyre. Dhuna e vitit 1941 la gjurmë në rajon edhe pas luftës, kur autorët u gjykuan në fshehtësi, pa dalë para publikut. Urrejtja u zbraz në vitin 1991 me një brutalitet të paparë. Slavko Goldstein e bën të kuptueshëm këtë rreth vicioz dhune. Rrëfimi i tij bazohet në një qëndrim thellësisht humanist, i cili njëkohësisht bën të qartë se e mira dhe e keqja në këtë tragjedi janë të ndërlidhura në mënyrë të pandashme.

1941. Godina koja se vraća [Viti që nuk kalon] i Slavko Goldstein-it është botuar në përkthimin gjermanisht (fragment) të Marica Bodrožić-it me titull 1941. Das Jahr, das nicht vergeht pranë botimeve S. Fischer, Frankfurt.

Reçension: Rhizome des Hasses – Slavko Goldstein über den Ustascha-Faschismus und seine Folgen

partner projektesh

traduki partners 2014 d