Shtyp

"Kufij dhe kufizime": Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë Bookstan në Sarajevë

.

650 bookstanNga data 4 deri 7 korrik, me mbështetjen e TRADUKI-t, u zhvillua në Sarajevë edicioni i tretë i Festivalit ndërkombëtar të Letërsisë i cili është bërë një vendtakim popullor për autorët, përkthyesit dhe botuesit. Organizatorët e Buybook dhe njëherë ofruan një program shumë të pasur.

Fokusi i sivjteshëm ishte tema "Kufij dhe kufizime", përgatitur nga kuratori Geert Mak, i cili është një nga gazetarët dhe shkrimtarët më të rëndësishëm holandezë dhe europianë. Përveç mysafirëve nga rajoni, kësaj radhe në festival morën pjesë edhe disa autorë nga Holanda dhe Belgjika. Ata diskutuan për rolin e kufijve dhe kufizimeve në kulturë, letërsi dhe politikë dhe në veçanti për çështjen se sa përcaktohet identiteti personal nga e kaluara kolektive, dallimet midis popujve dhe përvojat e përbashkëta.

bwd  Set 1/4  fwd