përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Moissi. Triest – Berlin – New York. Eine Schauspielerlegende

Schaper, Rüdiger.

606 schaper moissiAleksandër Moisiu, Enrico Caruso dhe Rudolph Valentino dominonin titujt e gazetave dhe revistave në dekadat e para të shekullit 20. Moisiu bënte jetën e një popstar-i, një Casanove dhe aventurieri. Në dramat e Ibsenit dhe Pirandellos, ai ishte protagonisti i njeriut modern, morbid dhe të brishtë, në veprat e Shakespeare-it dhe Tolstoi-t, një aktor i kalibrit botëror. Vdekja ishte shenja e markës së tij. Askush nuk dinte të vdiste aq bukur e aq përkryer në skenë si Moisiu. Me Max Reinhardt-in ai themeloi në vitin 1920 Festivalin e Teatrove në Salzburg (Salzburger Festspiele) dhe luajti aty për herë të parë "Jedermann". Në Gjermani ai konsiderohej ekzotik, e donin dhe e urrenin, kurse në metropolet e Evropës e lëvdonin dhe e ngrinin në qiell. Vdiq në vitin 1935. Një jetë, një biografi, sa e trishtë aq edhe e bukur, historia e një burri, që në periudhën e luftërave botërore dhe gjenocideve e prezantonte vdekjen si art individual.

Moissi. Triest – Berlin – New York. Eine Schauspielerlegende i Rüdiger Schaper-it është botuar në përkthimin shqip (fragment) të Feride Berishës me titull Aleksandër Moisiu. Trieshtë – Berlin – Nju Jork. Një legjendë aktrimi pranë Qendra Multimedia, Prishtina.

partner projektesh

traduki partners 2014 d