përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Berisha, Feride

.

berisha ferideFeride Berisha u lind në vitin 1966 në Prishtinë, ku fillimisht studioi inxhinieri mekanike. Prej vitit 1993 jeton në Berlin dhe në Prishtinë. Në Gjermani ka punuar si përkthyese e gjykatës, pedagoge dhe terapiste familjare. E frymëzuar nga polemika e Stefan Hessel-it Indinjohuni!, ajo themeloi në vitin 2011 në Prishtinë shtëpinë botuese "PA", e cila boton prozë, poezi dhe ese. Që atëherë ka botuar mbi 27 libra, ndër ta vepra të Jamarbër Markos, Ardian Christian Kyçykut, Gëzim Aliut, por edhe përkthime nga Fernando Pessoa e Ágota Kristóf. Që nga viti 2012 Feride Berisha punon si përkthyese letrare. Ka përkthyer vepra nga Hans Fallada (Sachlicher Bericht über das Glück ein Morphinist zu sein, në shqip: Tri vjet jo njeri), Max Frisch (Mein Name sei Gantenbein, në shqip: Unë, vetja ime dhe dikush tjetër), Hans-Magnus Enzensberger (Der Zahlenteufel, në shqip: Xhindi i numrave) dhe Robert Walser (Der Spaziergang, në shqip: Shëtitja), Rüdiger Schaper (Moissi. Triest – Berlin – New York. Eine Schauspielerlegende, në shqip: Aleksandër Moisiu, Triestë – Berlin – Nju Jork, një legjendë aktrimi) dhe Arthur Schnitzlers (Spiel im Morgengrauen, në shqip: Lojë në agim).

partner projektesh

traduki partners 2014 d