përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Dimineața pierdută

Adameşteanu, Gabriela.

624 adamesteanu verlorener morgenKy roman  klasik në Rumani flet për kohë të trazuara. Subjekti i saj shtrihet në tërë shekullin 20 që ishte aq "i shkurtër". Është historia e një vendi të tërë, e pasqyruar në përvojat e njerëzve nga të gjitha sferat e jetës. Një roman për gra dhe një roman për plakjen ku lumturia e së kaluarës është oguri i dështimit personal dhe katastrofës kolektive të luftës, pa u bërë në asnjë moment sentimental apo nostalgjik. Por mbi të gjitha, një roman për jetën. Edhe pse Vica plakë, e cila nuk e ka më dyqanin e vjetër dhe pensioni nuk i del për të mbijetuar, Zonja Ionaiu, që i pëlqen t'i kthehet jetës së saj të mbushur edhe pse jo gjithmonë të lumtur, apo Profesor Mironescu, i cili është i trishtuar për fatin e vendit dhe jetës bashkëshortore - kaleidoskopi i këtyre personazheve, zërave dhe tregimeve të paharrueshme, nuk ka se si të mos e rrëmbejë lexuesin.

Dimineața pierdută [Mëngjes i humbur] nga Gabriela Adameşteanu është botuar në përkthimin gjermanisht (fragment) të Eva Ruth Wemme-s me titull Verlorener Morgen pranë botimeve Die Andere Bibliothek, Berlin.

partner projektesh

traduki partners 2014 d