Shtyp

Reading Balkans: Drago Glamuzina në Shkup

.

639 glamuzinaDisa prej librave e tij tashmë janë përkthyer në maqedonisht, kështu që shkrimtari kroat, Drago Glamuzina nuk është kurrsesi një i panjohur në Maqedoni. Në qershor 2018, ai pati mundësinë që të njihej gjerësisht me skenën kulturore dhe letrare maqedonase. Gjatë qëndrimit të tij njëmujor në kuadër të programit "Reading Balkans", ai punoi mbi romanin e tij të dytë, një pjesë e të cilit u përkthye dhe botua në maqedonisht. Por ai u takua edhe  me shumë shkrimtare dhe shkrimtarë, përkthyese dhe përkthyes dhe botuese e botues.

Sidomos në bisedat me shkrimtaret dhe shkrimtarët maqedonas, Glamuzina, i cili është edhe kryeredaktor i shtëpisë botuese VBZ shfrytëzoi rastin për të shqyrtuar mundësitë për publikimin e veprave të tyre në kroatisht dhe në disa raste lidhi marrëveshje konkrete bashkëpunimi. 

Në fund të qëndrimit të tij, më 29 qershor, në qendrën kulturore "Kino Kultura", pati një "bisedë letrare" që e udhëhoqi Vladimir Jankovski, vetë shkrimtar dhe redaktor në shtëpinë botuese  Goten, e cila organizoi qëndrimin e Glamuzinas.

"Reading Balkans" është një program rezidencash i financuar nga Bashkimi Europian dhe TRADUKI.

Media: Okno, A1, Republika, Vecer, Radio MOF