përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Programi i rezidencave në Vjenë: Shpallje për 2019

.

641 bmeiaMinistria austriake për Europën, Integrimin dhe Çështje të Jashtme (BMEIA) do ta vazhdojë edhe në vitin 2019 programin e rezidencave për autore dhe autorë nga Europa Juglindore. Me shpalljen e re, programi është zgjeruar edhe për disa  vende të tjera të Europës Qendrore dhe Lindore. Programi parashikon  rezidenca dymujore prej 1 janarit 2019.

Autores/autorit i vihet në dispozicion një banesë në Museumsquartier (Lagja e muzeve), si edhe një kompensim financiar prej 1 050 euro në muaj. Kur të mbërrijë në Quartier21 do t'i mbahet një depozitë prej 500 euro, e cila do t'i kthehet kur të largohet nga Vjena.

Mund të aplikojnë autore dhe autorë nga këto vende: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia. Kusht për kandidimin është që shkrimtarët të kenë bërë publikime në gjuhën e vendit dhe që gjatë tre viteve të kaluara të mos kenë përfituar bursa shkrimtarësh në Vjenë.
Aplikuesit duhet të dërgojnë edhe një jetëshkrim, një listë publikimesh, një listë me veprat e përkthyera në gjermanisht (nëse ekzistojnë të tilla) dhe një shkresë motivuese.

Dokumentet me titull "Writer-in-Residence 2019" duhen dorëzuar me anë të e-mail-it në adresën Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa..">Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.. Aplikimet pranohen në çdo kohë.
Formulari i aplikimit

partner projektesh

traduki partners 2014 d