Shtyp

Shkrimtari në rezidencë Jerko Bakotin merr pjesë në debatin mbi "Deklaratën mbi Gjuhën e Përbashkët" në Beograd

.

645 jerko bakotinGazetari dhe shkrimtari nga Spliti, Jerko Bakotin,  ishte në qershor në Beograd si pjesëmarrës në programin e rezidencave. Në atë periudhë u zhvillua atje edicioni i dhjetë i festivalit të letërsisë,  KROKODIL.Në kuadër të tij, shkrimtari në rezidencë, më 16 qershor, mori pjesë në një debat mbi "Deklaratën për Gjuhën e Përbashkët". Së bashku me profesorin e gjuhës, Rajko Glušica, dhe gazetaren dhe këngëtaren e muzikës pop, Ida Prestar, ai  diskutoi në një debat të udhëhequr nga Igor Štiks rreth pyetjes se sa e ka arritur deri tani qëllimin e saj "Deklarata". Në prag të debatit, kanali televiziv N1 e ftoi Jerko Bakotinin për një bisedë në emisionin e mëngjesit "Novi Dan".

Vizita e Jerko Bakotinit në Shtëpinë e Autorëve të shoqatës KROKODIL, u zhvillua si pjesë e projektit të financuar nga BE-ja dhe TRADUKI „Reading Balkans“.

Media: RTS, mondo

Fotografitë ©:  Srđan Veljović