përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Čefurji raus!

Vojnovic, Goran.

vojnovic_cefurjiRomani i Goran Vojnovićit „Çefurji përjashtë!“ (Študentska založba, Ljubljanë 2008), ishte vitin e kaluar një gur kilometrik për skenën letrare të Sllovenisë. Ky është një debutim që ka në qendër jetën e „jugorëve“, imigrantëve në Slloveni, ekzistencën që shpien në lagjen Fužine në Ljubljanë. Protagonisti është një riosh, prindërit e të cilit janë zhvendosur nga Bosnja këtu. Ky roman i shkruar me një stil të lehtë e bisedor (me një diferencim të theksuar gjuhësor të figurave) trajton problematikën e identitetit të „të tjerëve“ brenda një shoqërie me shumicë sllovene. Vojnovići, i cili bie nën hetimet e policisë për arsye të librit të tij, ngaqë fajësohet se ka ofenduar policinë sllovene, vë në fokus familjet e imigrantëve dhe problemet ekzistenciale të tyre, si dhe dallimet kulturore të lidhura në kontekstin e shtetit të të dikurshëm të përbashkët. Në gjurmët e Hanif Kureshit dhe romanit të tij „Buda nga periferitë“ romani i Vojnovićit është imazhi i një Sllovenie tjetër, nga perspektiva e pakicave, pa pretendime të larta, i shkruar nga perspektiva e një njeriu të zakonshëm. Cilësia e kësaj vepre të parë të Goran Vojnovićit u konfirmua edhe me çmimin Prešern që mori ky autor në shkurt 2009.

 

„Çefurji përjashtë!“ ka dalë në përkthim kroatisht Të Anita Peti-Stantić-it dhe Jagna Pogačnikut pranë botimeve EPH/Novi Liber, Zagreb.

„Çefurji përjashtë!“ ka dalë në përkthim bosnjisht (Leseprobe) nga Ahmed Burić me titullin "Čefuri napolje" pranë botimeve VBZ, Sarajevë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d