Shtyp

Lidija Dimkovska në shtëpinë e shkrimtarëve në Tiranë

.

637 dimovskaNë qershor të vitit 2018, shkrimtarja maqedonase, Lidija Dimkovska, vizitoi kryeqytetin shqiptar, në kuadër të programit "Tirana in between" të organizatës kulturore POETEKA. Përveç punës me tekstet e saj, ajo e shfrytëzoi kohën për hulumtime rreth historisë dhe kulturës së Shqipërisë, veçanërisht gjatë "epokës socialiste". Më 22 qershor, Lidija Dimkovska iu prezantua publikut të Tiranës me një lexim nga veprat e saj.

Pika kulmore e leximit ishte një poezi, e cila qe krijuar gjatë qëndrimit të saj në rezidencën e shkrimtarëve. Përkthimet në shqip të teksteve të Dimkovskas i lexoi Silvana Leka. Mbrëmja letrare u zhvillua në përkujtim të shkrimtares kroate Daša Drndić, e cila vdiq më 5 qershor 2018. Daša Drndić, me të cilën Lidija Dimkovska kishte miqësi, kishte qenë vetë mysafire në programin "Tirana in between". Së bashku me shkrimtarin Arian Leka, piktorin Maks Velo dhe përkthyesin Ben Andoni, Lidija Dimkovska kujtoi takimet e tyre me Daša Drndić-in.

Qëndrimi i Lidija Dimkovskas në kryeqytetin e Shqipërisë ishte pjesë e programit "Reading Balkans", i cili financohet nga Programi i Evropës Krijuese të Bashkimit Evropian dhe TRADUKI.

Media: Top Channel TV, Kultplus, Vesnik Ilinden