Shtyp

Queer*East në Kolokiumin e Letërsisë në Berlin

.

642 queer eastNga 1 deri më 3 gusht, në kuadër të Festivalit Queer*East në Kolokiumin e Letërsisë në Berlin kishte letërsi, muzikë dhe art performativ queer nga vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Artiste dhe artistë nga tetëmbëdhjetë vende diskutuan për jetën dhe artin queer në vendet e tyre. Të gjithë pjesëmarrësit shkruan prononcime të shkurtra që u prezantuan në broshurën e programit të festivalit.

Leximet me autore e autorë si Lavinia Branishte, Lejla Kalamujić, Nikolaj Bojkov, Jacek Dehnel, Anja Golob dhe Davit Gabunia, shfaqjet e filmave të artistit vizual, Karol Rafti Auresku, dhe të organizatorëve  të Festivalit LBGT “Side by Sfidë”, Gulya Sultanova dhe Manny de Guerre, si edhe performancat e muzikantit Damir Imamoviç dhe të Drag-kolektivit "The real Housewives of Neukölln" ofruan mundësi të ndryshme qasjesh të formave të artit queer.

Së bashku me mbi 600 vizitorët, komuniteti LBGTIQ*! dëshmoi se ai mund dhe dëshiron të luftojë me kreativitet dhe unitet kundër margjinalizimit dhe diskriminimit.

Festivali u realizua me mbështetjen e TRADUKI-t, të organizatës ruse të personave LGBT* në Gjermani, "Quarteera", të fondacionit "Hannchen Mehrzweck" dhe të Ministrisë gjermane të punëve të jashtme.

 Queer*East – Programi i Festivalit

Media: Deutschlandfunk

© Foto: Thomas Bohm