përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Prozë e pjekur në diellin dalmat: Adam Schwarz në Split

.

639 schwarz splitMe një grant të dhuruar nga fondacioni zviceran Pro Helvetia autori zviceran Adam Schwarz shkoi në mars të vitit 2018 për një vizitë njëmujore në Split. Qëndrimi i tij atje qe organizuar nga shoqata Kurs dhe TRADUKI.

Schwarz e shfrytëzoi kohën e qëndrimit në Dalmaci për të njohur edhe qytete të  tjera në rajon, për t'u frymëzuar nga atmosfera e atjeshme dhe për të punuar mbi romanin e tij të ri. Në raportin e tij nga Spliti ai shkruan: "Kam mësuar shumë gjatë këtij muaji. Kam mësuar se mund të shkruaj çdo ditë dhe se një teksti i bën mirë kur punon çdo ditë me të. Mësova se personazhet i dëgjon edhe më mirë kur ndalet zhurma e së përditshmes. Dhe mësova se sa sharmante mund të jenë zonat turistike jashtë sezonit." Versioni i parë i tekstit të tij "të pjekur në diellin dalmat" është gati. Por do të duhet edhe ca kohë derisa ai të quhet roman.

partner projektesh

traduki partners 2014 d