përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Lisandri Kola në shtëpinë e autorëve në Beograd

.

638 huremagicShtëpia e autorëve "Kuća za pisce" e shoqatës Krokodil, ku kanë bujtur deri tani mbi 60 shkrimtare dhe shkrimtarë, në muajin mars i ofroi bursistit të ri mundësinë e njohjes së skenës letrare të Beogradit dhe të prezantimit para lexueseve dhe lexuesve vendës: Për një muaj me radhë, shkrimtari i ri shkodran, Lisandri Kola, jetoi dhe punoi në kryeqytetin e Serbisë në kuadër të projektit të financuar nga BE, "Reading Balkans".

Më 21 mars, ai pati një prezantim të drejtpërdrejtë në festivalin e poezisë "Svjetski dan(i) poezije". Për qëndrimin e tij në Beograd raportoi televizioni serb RTS në një kronikë të emisionit kulturor "Kulturni dnevnik".

partner projektesh

traduki partners 2014 d