Shtyp

Göttlicher Gestank

Tolnai, Ottó.

tolnai_gestank„Orfeu nga fshati“, kështu e quan veten shpesh në poezitë e tij Ottó Tolnai. Me një frymëmarrje të madhe ai i këndon mjedisit të tij të afërt, Vojvodinës, djerrësisë së peizazhit, banorëve të saj fshatarë. Tolnai u bie pas imazheve, fjalëve dhe fjalive, pengohet pas tyre, ndjek logjikën e tyre gjuhësore dhe pamore, kthesat e papritura, derisa kujtimet, perceptimet dhe ëndrrat shpërhapen në mënyrë absurde dhe të përpikët në një botë të thurur me sytha të imtë.

Një bisht i rëndomtë fshese kthehet në bosht vezullues të Gjithësisë, një dorashkë e humbur organ gjenital i një engjëlli. Jeta e përditshme dhe universi, banaliteti dhe poezia gjejnë njëri-tjetrin këmbëlehtë në kantilenën e Ottó Tolnait, për të dëftyer dy anë të po së njëjtës medalje.

Kjo përzgjedhje e hartuar nga Zsuzsanna Gahse në marrëveshje me autorin mbledh së toku poezi të shkurtra e të gjata nga kohë të ndryshme, të cilat korrespondojnë me njëra-tjetrën përmes motivesh, temash dhe fjalësh, të përkthyera në mënyrë depërtuese, duke krijuar një kompozicion më vete. Përmbledhja mbyllet nga një pasthënie e përkthyeses.

Kutërbim hyjnor ka dalë në përkthimin gjermanisht të Zsuzsanna Gahses pranë Edition Korrespondenzen në Vjenë.