përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Voinova, Ekaterina

.

voinova ekaterinaEkaterina Voinova, e lindur në Bullgari në vitin 1962, studioi filologji gjermane dhe bullgare në Universitetin e Sofjes. Punoi si mësuese e gjermanishtes dhe si pedagoge në fushën e teorisë dhe praktikës së përkthimit. Në periudhën 2010-2015 ka qenë mësuese e gjermanishtes si gjuhë të huaj në Kleve dhe Köln. Ekaterina Voinova përkthen romane, jofiction dhe pjesë teatrore nga gjermanishtja në bullgarisht. Ka përkthyer ndër të tjera: Sieben Jahre in Tibet të Heinrich Harrer-it, Tochter des Nordens të Julia Kröhn-it, Die Traumbude të Erich Maria Remarque-ut, Nach der Flucht të Ilija Trojanow-it, Der Tag, als meine Frau einen Mann fand Sibylle Berg-ut, Die Russen-Mafia të Jürgen Roth-it, Bis zum Untergang Heinz Linge-s, Diagnose: unheilbar. Therapie: selbstbestimmt Sven Böttcher-it, Adam Geist Dea Loher-it dhe Der Kuss des Vergessens të Botho Strauß-it. Veç kësaj, ajo punon si producente e pavarur e filmit dhe jeton herë në Gjermani dhe herë në Bullgari.

partner projektesh

traduki partners 2014 d