përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Suchbild mit Katze

Henisch, Peter.

603 henisch katzeNjë fëmijë i mbështetur te parvazi i dritares, pranë tij, një mace. Është macja e para në jetën e tij. Dritarja është një nga shumë dritaret, prej të cilave ai do të shohë botën, por kjo është ajo ku do të lindte vetëdija e tij. Në këtë libër, autori na merr me vete në fëmijërinë e tij në Vjenën e pasluftës. Fëmijës i thonë shpesh se është shumë ëndërrimtar. Ëndërrimi është një tipar, të cilin shkrimtari Peter Henisch e ka ruajtur deri më sot, sikurse edhe dashurinë për macet. Macet që e kanë shoqëruar në jetë, dhe dritaret nga të cilat ai ka parë botën, formojnë kornizën për këtë autobiografi, në të cilën Henisch ndërthur në mënyrë artistike historinë personale me historinë bashkëkohore.

Suchbild mit Katze [Gjëzë figurative me mace] i Peter Henisch-it është botuar në përkthimin kroatisht (fragment) të Andy Jelčić-it me titull Pronađi mačku pranë botimeve Leykam international, Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d