përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Reading Balkans: Marko Pogačar në Tiranë

.

622 pogacarNë kuadër të programit "Reading Balkans", poeti kroat Marko Pogačar ndenji gjatë muajit prill në Tiranë. I ftuar i shtëpisë botuese POETEKA, Pogačari u njoh nga afër me skenën kulturore të Tiranës dhe bëri një udhëtim në jug të Shqipërisë për të mbledhur material të ri për një ese udhëtimesh. Në përfundim të qëndrimit të tij atje, së bashku me poetin shqiptar Arian Leka, ai mbajti një seminar me studentët e universitetit Marin Barleti në Tiranë, ku morën pjesë edhe poetë dhe përkthyes të tjerë. Aty u fol për rolin e artit dhe letërsisë sot, për domethënien e fjalës, dhe u kujtua pesëdhjetëvjetori i Pranverës së Pragës.

Poezitë e reja të Pogačarit, të përkthyera në shqip nga Ben Andoni, do të botohen në shtojcën letrare Milosao të Gazeta Shqiptare  dhe në revistën letrare POETEKA.

"Reading Balkans" mbështetet për herë të parë në vitin 2018 nga Traduki në bashkëpunim me programin Creative Europe të Bashkimit Europian.

Media: MAPO

partner projektesh

traduki partners 2014 d