përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Kola, Lisandri

.

kola lisandriLisandri Kola, i lindur më 1986-ën në Shkodër (Shqipëri), ka studiuar gjuhë-letërsi shqipe. Në vitin 2014 mbrojti doktoraturën në letërsi pranë Universitetit të Tiranës. Sot është pedagog i letërsisë bashkëkohore shqipe dhe i historisë së sonetit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Ai gjithashtu jep mësim teorinë e përkthimit në Katedrën e Gazetarisë. Lisandri Kola botoi në vitin 2006 librin e tij të parë me poezi, vijuan vëllime të tjera me poezi dhe në vitin 2011 edhe romani i parë. Për veprat e tij Lisandri Kola ka marrë disa çmime, duke përfshirë edhe çmimin e shoqërisë kulturore "Robert Schwartz" si autori më i mirë i brezit të ri dhe çmimin kombëtar "At Zef Pllumi". Së bashku me Aristea Kolan, në vitin 2017 ka themeluar revistën online për kritikë letrare Kêns.

partner projektesh

traduki partners 2014 d