përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

"Debate on Europe” në Shkup, 7 deri 9 qershor 2018

.

619 skopjeNë bashkëpunim me TRADUKI dhe me OJQ-në Kontrapunkt, prej datës 7 deri më 9 qershor do të zhvillohet në Shkup aktiviteti me titull "Debate on Europe", një eveniment në kuadër të raundeve të përvitshme me diskutime që organizohen prej vitit 2012 nga fondacioni S. Fischer, nga Akademia Gjermane për Gjuhë dhe Poezi dhe Fondacioni kulturor Allianz. Deri tani "Debates on Europe" janë zhvilluar në Budapest dhe Bukuresht, në Beograd dhe Athinë, në Narva, Minsk, Charkiv dhe St. Petersburg dhe së fundi në Sarajevë.

Që prej pavarësisë në vitin 1991, Maqedonia është përballur me shumë sfida, por në këtë moment vendi i ka drejtuar sytë plot shpresë nga e ardhmja. Gjatë "Debate on Europe" në Shkup do të flitet ndër të tjera për "revolucionin e ngjyrave", mundësinë e një të ardhmeje të përbashkët kulturore, perspektivën e bashkëpunimit në rajon dhe integrimin në Bashkimin Europian.

"Debate on Europe" në Shkup, fletëpalosja

partner projektesh

traduki partners 2014 d