përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Die Protokolle der Weisen von Zion. Die Legende der jüdischen Weltverschwörung

Benz, Wolfgang.

benz_protokollePara më shumë se 100 vjetësh shërbimet sekrete cariste deklaruan se u kishin rënë në dorë dokumente nga kongresi botëror zionist i vitit 1897. Sipas tyre hebrenjtë kishin bërë plane në 24 protokolle për të marrë në dorë sundimin e botës. Është vërtetuar shkencërisht që e gjithë kjo ka qenë një montazh i antisemitizmit. Megjithatë është e paqartë dhe e vështirë për t’u përgjigjur përse ky pamlfet përbën më shumë se kurrë një dokument referimi për antisemitizmin. Autori zhbiron çështjen se cilat qenë ato nevoja për një shpjegim të mbarëbotshëm që përmbushin këto „protokolle“, si funksionon krijimi i legjendave dhe ç’kuptime ngrejnë mitet.

Protokollet e të urtëve të Zionit. Legjenda e komplotit botëror hebre ka dalë në përkthimin serbisht të Milutin Stanisavac-it nën titullin "Protokoli sioniskih mudraca. Legenda o jevrejskoj svetskoj zaveri" pranë botimeve Prosveta, Beograd.

partner projektesh

traduki partners 2014 d