përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Der Verlorene

Treichel, Hans-Ulrich.

treichel_verloreneTregimi i Hans-Ulrich Treichelit bën fjalë për një familje që jeton një jetë në dukje aspak të pazakontë:  Arratisja nga trevat e Lindjes në vitin e fundit të luftës pasohet nga ngritja e suksesshme e një jetese të re në periudhën e mrekullisë ekonomike. Mirëpo është një temë që sundon gjithë të tjerat: kërkimi i Arnoldit, fëmijës së parë që ka humbur në kolonat e refugjatëve.

„Arnoldi nuk ka vdekur. As nuk ka vdekur urie“. Këtë vëllai i vogël, rrëfimtari i librit në vetë të parë, e merr vesh nga prindërit e vet: „Tani fillova ta kuptoja që Arnoldi, vëllai jo i vdekur, luante rolin kryesor në familje, kurse mua më kishte lënë një rol dytësor.“ Në përfytyrimin e fëmijës ajo çka është dëshira më e madhe e prindërve, kthehet në një makth: se mos një ditë gjendet i humburi.

Në mënyrë lakonike-të distancuar e njëkohësisht me një humor të pazakontë Treicheli rrëfen pasojat psikologjike që lë kërkimi i vëllait, ulje-ngritjet emocionale dhe mekanizmat e hollë që zhvillojnë prindërit bashkë me djalin përballë situatave kaq rënduese.

Der Verlorene ka dalë në përkthimin shqip të Ardian Klosit nën titullin "I humburi" pranë botimeve K&B, Tiranë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d