përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Coșa, Bogdan

.

cosa bogdanBogdan Coșa, i lindur në Codlea, Rumani, në vitin 1989, studioi fillimisht gjuhë-letërsi rumune dhe angleze në Universitetin Braşov, vijoi një studim master në teorinë e letërsisë dhe letërsinë e krahasuar pranë Fakultetit të Letërsisë së Universitetit të Bukureshtit. Jeton në Bukuresht, ku punon si gazetar kulture dhe drejton një seminar për shkrimin krijues. Në vitin 2011 publikoi romanin e tij të parë në kuadër të trilogjisë me të njëjtin emër: Poker - pasi me të, në vitin 2010, kishte fituar çmimin për vepra debutuese të botimeve Cartea Românească. Në vitin 2013 u botua libri me poezi O formă de adăpost primară dhe pjesa e dytë e trilogjisë me emrin Black Glass [Xham i Zi]. Për këtë roman, Bogdan Coşa u zgjodh "Romancieri i ri i vitit 2013" në galanë e 4-të për shkrimtarë të rinj. Ultraviolenţă, vëllimi i fundit i trilogjisë, u botua në vitin 2017. Bogdan Coşa ka marrë shumë bursa rezidencash. Disa nga tekstet e tij janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, suedisht dhe hungarisht.

partner projektesh

traduki partners 2014 d