përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Caragiale, Ion Luca

.

caragiale ion lucaIon Luca Caragiale (1852-1912) u lind në një fshat të vogël afër Ploieştit (Rumani), i cili sot, për nderim, ka marrë emrin e tij. Nga 1868-a nisi të merrte mësime për aktrim në Konservatorin e Bukureshtit, të cilin e udhëhiqte ungji i tij, Costache. Kur i vdiq ati më 1870, Caragiale duhej të nxirrte të ardhura për familjen. Punoi si sufler në Teatrin Kombëtar të Bukureshtit, si përkthyes dhe si gazetar për gazetat dhe revistat satirike. Në rrethin letrar "Junimea" njihet me Titu Maiorescun, i cili, kur u bë Ministër i Kulturës më 1888, e emëroi Caragiale-n drejtor të përgjithshëm të departamentit të teatrit. Këtë detyre ai e ushtroi një vit. Në periudhën 1878-1890, Caragiale shkroi kryesisht drama, më pas edhe romane dhe tregime të shkurtra. Në vitin 1891, Akademia e Rumanisë e refuzoi anëtarësimin e tij. I lënduar, ai hapi një restorant në zonën tregtare të Bukureshtit. Për shkak të një trashëgimie, pati mundësi të udhëtonte nëpër Evropën Perëndimore. Më 1904, Caragiale u shpërngul me familjen e tij në Berlin, ku botoi më shumë vëllime me tregime të shkurtra. Vdiq në Berlin në vitin 1912.

partner projektesh

traduki partners 2014 d