përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Një grua nga Tirana

kadare_tiranaNjë grua dhe rreth saj vetëm ngjyra gri: Suzana fillon ta shikojë jetën me sy të tjerë. Sidomos burrin e vet.

Suzana është 24 vjeç, plot shpresa dhe dëshiron të martohet, pasi që Viktori, i cili për një gjysmë viti qe zhdukur sikur ta kishte përpirë dheu, papritur një ditë shfaqet përsëri para saj.

Suzana punon në një shtëpi botuese, është puna e parë e saj. Ajo matet të futet në jetën e gruas së pjekur, mirëpo ajo është një jetë në rrethana të veçanta. Kjo pasi Suzana është një grua nga Tirana: Ajo jeton mes kufijsh të ngushtë, në cep të botës, në Shqipërinë e Enver Hoxhës, ku së bashku me shpresat rritet edhe frika – te disa edhe guximi. Kur shkrimtari i shumëlëvduar D. H. bëhet shoqërisht i padëshiruar pë shkak të një dorëshkrimi që qarkullon në shtëpinë botuese, ajo fillon ta shohë jetën me sy të tjerë. Fillon gjithashtu ta marrë me mend se ku kishte qenë Viktori për një kohë kaq të gjatë...

Helena Kadare rrëfen historinë e një gruaje që mëson të marrë vendime për jetën e saj: për një jetë që kërkon kurajën për ta ruajtur lirinë brenda vetes. „Një grua nga Tirana " jep një vështrim shumë të vlefshëm nga e përditshmja, në pamje aq ekzotike, e një shoqërie të ngurtë socialiste të tipit stalinist.

Një grua nga Tirana i Helena Kadaresë ka dalë në gjermanishte (fragment), përkthyer nga Basil Schader, nën titullin Eine Frau aus Tirana, pranë Residenz Verlag, Vjenë.

 

partner projektesh

traduki partners 2014 d