përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Die zerrissenen Jahre. 1918-1938

Blom, Philipp.

588 blom die zerissenen jahreNjë trajtim krejt i ri i viteve që çuan në Luftën e Dytë Botërore. Më 1918-ën mbaroi Lufta e Parë, por bota nuk gjen paqe. Pasiguria sa vjen e rritet dhe lufta vazhdon:midis të majtës dhe të djathtës, konservatorëve dhe modernistëve, punëtorëve dhe sipërmarrësve. Pas bestsellerit Der taumelnde Kontinent për Evropën në prag të Luftës së Parë Botërore, Philipp Blom vazhdon historinë deri në vitin 1938 dhe zgjeron perspektivën deri në SHBA. Jazz-i përhap një ndjenjë të re lirie, ndërsa në të njëjtën kohë demokracia është nën presion. Gazetat dhe radiot po kalojnë vitet e tyre më të mira, ndërsa në Berlin digjen libra.

Die zerrissenen Jahre. 1918-1938 [Vitet e mbrapshta. 1918-1938] nga Philipp Blom është botuar në përkthim kroatisht (fragment) të Goran Schmidtit me titull Rastrgane godine. 1918.-1938. pranë botimeve Fraktura, Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d