përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Ich will Zeugnis ablegen bis zum letzten

Klemperer, Victor.

585 klemperer zelimShënimet e Victor Klemperer-it nga periudha e terrorit nazist janë dëshmuar si dokumente të domosdoshme dhe unike të kohës. "Vëzhgo, shëno, studjo" - këtë kërkesë të vazhdueshme ndaj vetes, ai e zbatoi me shënimet e tij të përpikta mbi të përditshmen e persekutimit të hebrenjve. E shihte veten si "historiograf i kulturës së katastrofës" dhe veç kësaj u bë kronist i fateve dhe tragjedive familjare që ndryshe do të harroheshin. Çdo ditë shkruante, pavarësisht nga rreziku i vazhdueshëm i vdekjes, punës së detyruar dhe jetës zhdenjuese  në "shtëpinë e hebrenjve".  Ka mbajtur shënim thashetheme, shaka, lajme. Sa e sa herë i është dashur të shoqes, Evës, dhe atij t’u thoshin lamtumirë njerëzve përreth dhe sa e sa herë flitej aty për deportime në Theresienstadt. Në vitin 1942, për herë të parë, Klemperer dëgjoi edhe emrin e tmerrshëm: Aushvic.

Ich will Zeugnis ablegen bis zum letzten. Tagebücher 1933-1945. Eine Auswahl  [Dua të jap dëshmi deri në fund. Ditare 1933-1945. Një përzgjedhje] nga Victor Klemperer është botuar në përkthimin kroatisht (fragment) të Damjan Lalovićit me titull Želim svjedočiti do kraja. Dnevnici 1933-1945. Izbor pranë botimeve Disput, Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d