përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Klemperer, Victor

.

klemperer victorVictor Klemperer u lind në vitin 1881 në Landsberg/Warthe si fëmija i tetë i një rabini. Më 1890 familja u transferua në Berlin. Nga viti 1902 deri në vitin 1905 studioi filozofi, romanistikë dhe gjermanistikë në Mynih, Gjenevë, Paris dhe Berlin. Deri në rifillimin e studimeve, më 1912, jetonte dhe punonte si gazetar dhe shkrimtar në Berlin. Pas diplomimit (1913) dhe habilitimit (1914) e deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore ishte pedagog në Universitetin e Napolit. Në vitin 1920, Victor Klemperer u bë pedagog i romanistikës në Universitetin Teknik të Dresdenit, nga i cili u pushua në vitin 1935 për shkak të origjinës hebreje. Më 1940 u dërgua me forcë në shtëpinë e hebrejve në Dresden. Pasi u arratis në shkurt 1945 u kthye në Dresden në qershor, ku u emërua profesor në Universitetin Teknik. Nga viti 1947 deri në vitin 1960 Klemperer dha mësim në Universitetet e Greifswaldit, Halles dhe Berlinit. Në vitin 1950 ai u bë deputet në Dhomën Popullore të RDGJ-së, si përfaqësues i Lidhjes Kulturore. Prej vitit 1953 Victor Klemperer ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencave në Berlin. Vdiq në vitin 1960 në Dresden. Çmime: Çmimi Kombëtar Klasit III (1952), çmimi Geschwister-Scholl (pas vdekjes, 1995).

partner projektesh

traduki partners 2014 d