përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Absolute Modern: Elife Krasniqi në Shkup

.

595 elife krasniqiBursistja e fundit e programit të sivjetshëm me rezidenca letrare "Absolute Modern",  që financohet nga Traduki ishte shkrimtarja kosovare  Elife Krasniqi. Gjatë qëndrimit të saj atje ajo punoi në vëllimin e ri poetik dhe doktoraturën.

Në përfundim të qëndrimit Botimet Goten zhvilluan më 12 dhjetor një mbrëmje letrare, ku ajo, në një bisedë me moderatorin Bujar Luma, i njohu të pranishmit me punën e saj shkencore dhe lexoi disa nga poezitë e saj, foli për dramën Citycide,  për të cilën në vitin 2011 pat fituar çmimin e dytë të garës "Katerina Josipi" të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

partner projektesh

traduki partners 2014 d