përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Program i ri rezidence i TRADUKI-t në Sofje

.

594 dalibor plecicMe tre bursa qëndrimi, nisi në gjysmën e dytë të 2017-ës programi i ri TRADUKI-t  me rezidenca shkrimtarësh dhe përkthyesish në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit në Sofje.

I ftuari i parë i  Next Page Foundation  ishte në gusht shkrimtari dhe përkthyesi serbo-kanadez Miodrag Kojadinović , i cili e shfrytëzoi qëndrimin e tij në Sofje për të punuar për vëllimin me tregime me temë mërgimin dhe identitetin, për të hulumtuar në Arkivin Kombëtar dhe për t'u takuar me botues, përkthyes shkencëtarë dhe gazetarë bullgarë.

Në tetor, në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit në kryeqytetin e Bullgarisë bujti Ivan Šopov nga Maqedonia. Ai punoi në dorëshkrimin e romanit të tij të ri, në të cilin ndër të tjera trajton temën e monumenteve të reja në Shkup, si edhe në përkthimet nga tregimet dhe poezitë nga bullgarishtja në maqedonisht. Veç të tjerash, ai lidhi kontakte me autorë bullgarë, me organizatorë festivalesh letrare, gazetarë dhe karikaturistë.

Në nëntor shkoi në Sofje Dalibor Plečić nga Serbia, i cili gjatë qëndrimit të tij atje punoi me romanin e tij më të ri për identitetet në kontekstin e ideologjive të reja dhe u takua me autorë bullgarë, veprat e të cilëve po i përkthen në serbisht. Më 28 nëntor ai, së bashku me shkrimtarë të tjerë, mori pjesë në një lexim poetik të Ivan Dimitrovit.

Në kuadër të rezidencës, Next Page Foundation zhvilloi veç të tjerash orë letrare, të cilat u mundësuan autorëve që t'ua prezantonin veprën e tyre lexueseve dhe lexuesve në Sofje.

Video: Miodrag Kojadinović në "Chitalnyata”

Video: Dalibor Plečić në "Chitalnyata”

Video: Ivan Šopov në "Chitalnyata"

Video: Bisedë me 'shkrimtare Ivan Šopov

Intervistë për radio me Ivan Šopov

partner projektesh

traduki partners 2014 d