përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Startim i suksesshëm i programit të rezidencave letrare në Cetinje

.

593 cetinjeMe tre bursistë nisi në vjeshtë programi "Rezidenca letrare në Cetinje – Shkrimtarë në kryeqytetin historik", me të cilin u zgjerua oferta e programit të financuar nga TRADUKI edhe me Malin e Zi.   Botimet Otvoreni kulturni forum (OKF) pritën në shtator si bursitë në rezidencë Tomislav Markovićin nga Serbia, në tetor Petar Andonovskin nga Maqedonia dhe nëntor Nenad Rizvanovićin nga Kroacia.

Mysafirëve iu dha mundësia, që për katër javë radhazi të punonin me përqendrim të lartë me dorëshkrimet e tyre dhe të njiheshin nga afër me shoqërinë dhe skenën letrare të Malit të Zi. Tomislav Marković, më 9 tetor, mbajti në fakultetin e gjuhë-letërsisë malazeze të Cetinjes një ligjëratë me temë "Poetikë personale" dhe iu prezantua publikut në panairin ndërkombëtar të librit në Podgoricë. Edhe me Petar Andonovskin dhe Nenad Rizvanovićin botimet OKF zhvilluan biseda në fakultet. 

partner projektesh

traduki partners 2014 d