përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Shtëpia e letërsisë në Salzburg: Letërsia kroate në fokus

.

591 salzburg2

Në Shtëpinë e Letërsisë Salzburg, më 27 nëntor,  me Daša Drndić dhe Marko Pogačar,  u vunë përballë njëri-tjetrit dy breza shkrimtarësh kroatë. Organizatorët e aktivitetit ishin Forumi Letrar 'Leselampe',  prolit dhe Ministria Federale për Europë, Integrim dhe çështje të jashtme e Austrisë, në bashkëpunim me TRADUKI.

Për shkaqe shëndetësore Daša Drndić nuk arriti të merrte pjesë personalisht në takimin letrar, por ajo ishte shumë e pranishme falë prezantimit të hollësishëm të librit të saj Sonnenschein. Marko Pogačar lexoi pjesë nga vëllimi poetik Crna pokrajina. Në një bisedë të gjallë me moderatoren Annemarie Türk ai shpjegoi zhvillimet gjuhësore pas rënies së Jugosllavisë si edhe dilemat shoqërore në shtetet pasardhëse. Tekstet në gjermanisht i lexoi Petra Nagenkögel. Nga kroatishtja përktheu Maša Dabić.

 

partner projektesh

traduki partners 2014 d