përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Shkrimtarë në rezidencë: Mustafa Zvizdić dhe Tanja Stupar Trifunović në Novo Mesto

.

590 novo mestoNë kuadër të programit të rezidencës që financohet nga TRADUKI, botimet Goga pritën në Novo Mesto të Sllovenisë dy bursistë nga Bosnja-Hercegovina. Në shtator qëndroi në banesën e shkrimtarëve për katër javë radhazi Mustafa Zvizdić, i cili u përqendrua te përmbyllja e romanit të tij më të fundit, me titullin paraprak "Garnizonska ambulanta".

Ndërsa në tetor, në Novo Mesto ishte Tanja Stupar Trifunović. Edhe ajo e shfrytëzoi qëndrimin për t'iu përkushtuar veprave më të reja: një vëllimi me poezi dhe një romani, dorëshkrimi i të cilit mban titullin "Nedostatak" e ku trajtohet ndikimi i historisë mbi jetën e njerëzve dhe mbi perspektivat e tyre në shoqëri. Të dy të ftuarit iu prezantuan publikut lexues edhe me mbrëmje letrare.

partner projektesh

traduki partners 2014 d