përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Andreevski, Petre M.

.

andreevski petrePetre M. Andreevski (1934-2006) lindi në fshatin Sloeštica afër Demir Hisarit në Maqedoninë Jugperëndimore. Pasi ndoqi shkollën fillore në vendlindje dhe, më pas,  shkollën pedagogjike në Manastirin fqinjë, nisi të punonte ca kohë si mësues në fshatrat e vendlindjes. Pas kësaj ai filloi të studionte filologjinë e sllavishtes së Jugut në Shkup dhe më në fund iu kthye gazetarisë. Punoi si redaktor në televizionin maqedonas, ku ishte përgjegjës për filmin dhe muzikën popullore. Më vonë ai punoi edhe për revistën letrare Razgledi . Pasi nisi të bënte emër si poet nga vitet 1960, ai botoi romanin e tij të parë, Пиреј , në vitin 1980, i cili u bë një nga librat më të lexuar në Maqedoni. Përveç poezisë dhe romaneve të tij të famshme, Andreevski shkroi edhe pjesë teatrale dhe prozë të shkurtër, si dhe libra për fëmijë.Ai ishte anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë, Qendrës PEN Maqedonase dhe Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d