përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Muharem Bazdulj si 'shkrimtar në rezidencë' në Shkup

.

589 bazduljNë tetor, shkrimtari nga Bosnja-Hercegovina, Muharem Bazdulj, ishte në kryeqytetin e Maqedonisë, si bursist i programit të rezidencës "Absolute Modern”  për t'u njohur me skenën letrare dhe kulturore në vend. Gjatë qëndrimit të tij atje, ai u iu përkushtua vëllimit me ese. Nga fundi i vizitës, doli para publikut lexues me romanin e tij më të ri, Lutka od marcipana, që ka dalë në maqedonisht. Publiku i ndoqi i interesuar shpjegimet e tij për skenën letrare në Ballkan dhe zhvillimet aktuale në letërsinë europiane.

Me mbështetjen e TRADUKI, Botimet Goten, organizojnë prej vitit 2013 programin e rezidencës "Absolute Modern”, i cili u ofron qëndrime katërjavore në Shkup shkrimtarëve dhe përkthyesve nga rajoni.

partner projektesh

traduki partners 2014 d