përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Ohrfeige

Khider, Abbas.

570 khider ohrfeigeNjë refugjat që hyn në Entin e të Huajve për të vizituar për herë të fundit nëpunësin kujdestar. Ai është i zemëruar dhe ka vetëm një dëshirë: që dikush më në fund ta dëgjojë. Kur tre vjet më parë, Karimi zbriti nga dera e pasme e një furgoni, ai kujtonte se ishte në Francë. Deri aty kishte paguar për arratisjen e tij nga Iraku. Në fakt, u gjend në mes të Landit të Bavarisë. Mbush një mori me formularë, ndërron dise strehimore azilkëruesish derisa befas i vjen refuzimi dhe kërkesa për t’u larguar. Çdo gjë duhet ta nisë nga e para. Ky roman është i thellë dhe i ngrohtë njëherazi dhe ngre një nga pyetjet kryesore të kohës sonë: Çfarë do të thotë për një njeri nëse nuk lejohet të jetojë as në vendin e tij e as jashtë?

Ohrfeige (Shuplakë) nga Abbas Khider është përkthyer në boshnjakisht (fragment) nga Vahidin Preljević dhe është botuar me titullin Šamar pranë botimeve Buybook, Sarajevë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d