përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Kroacia në fokus të Buch Wien 2017

.

584 wien buchmesseMe interes të madh nga media dhe publiku u zhvillua në datat 8-12 nëntor panairi vjenez i librit, Buch Wien, i cili sivjet festoi dhjetëvjetorin e vet. Me mbështetjen e BMEIA dhe në bashkëpunim me TRADUKI-n, në kuadër të vitit kulturor të Austrisë – Kroacia 2017, u prezantua me sukses edhe letërsia kroate. Nëntë aktivitetet e zhvilluara me këtë rast ishin një pohim i hapur pro letërsisë dhe këmbimit letrar me Juglindjen e Evropës.

Slavenka Drakulić ishte e pranishme me librin e saj të fundit të botuar në gjermanisht Dora und der Minotaurus, i cili trajton raportin e sëmurë ndërmjet fotografes Dora Maar dhe Pablo Picassos. Për shoqërinë austriake të letërsisë ajo foli me vizitorë të shumtë, jo vetëm për këtë roman, por edhe për esetë e saj politike dhe libra të tjerë. Ivana Sajko prezantoi romanin e saj të botuar para pak kohësh në gjermanisht me titullin  Liebesroman, në një mbrëmje letrare në Theater Drachengasse ajo iu prezantua publikut së bashku me poetin Marko Pogačar. Revista Literatur und Kritik prezantoi në panair dhe numrin e saj më të ri, ku në fokus ishte letërsia nga Dalmacia, ndërsa Lidija Klasić i mori vizitorët me vete në një ekskursion letraro-historiko-kulturor në Istria. Në një diskutim në podium që e mbylli këtë cikël, Antje Contius foli për parimet e programit të TRADUKI-t, Herbert Ohrlinger, drejtori i Botimeve Zsolnay dhe shkrimtari Marko Pogačar i plotësuan informacionet e saj me këndvështrimet e  botuesve dhe letrarëve.

Marko Pogacar në bisedë me Bora Cosic

Fotograf: László Bárdossy

partner projektesh

traduki partners 2014 d