përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Agjencia sllovene e librit është bashkuar me financuesit e projektit TRADUKI

.

slowenien
Nënshkrimi i marrëveshjes
Drejtori i agjencisë sllovene të librit Slavko Pregl dhe Antje Contius, përfaqësuese e rrjetit TRADUKI dhe drejtore ekzekutive e fondacionit S. Fischer, nënshkruan një marrëveshje si bazë për bashkëpunimin e ardhshëm. Në këtë mënyrë edhe Sllovenia bën pjesë ndër financuesit e këtij rrjeti europian për letërsinë dhe librat, nga i cili shpresojnë shumë sidomos përkthyesit.

Fotografitë
- link i jashtëm
Radi Slovenija / Radio Sllovenija I, 15.12.2009, Zrcalo dneve / Pasqyra e ditës, 22.00

GREGOR PODLOGAR: Projekti Traduki mbështet përkthimet e në këtë mënyrë dialogun ndërkulturor. Aty marrin pjesë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, Kroacia, Mali i Zi, Austria, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Zvicra. Programi i Traduki-t për mbështetjen e përkthimit të letërsisë artistike, të letërsisë dokumentare, librave për fëmijë dhe të rinj u shërben shkëmbimeve midis pjesëmarrësve dhe ndihmon për një njohje më të mirë të kulturave përkatëse.

KATJA STERGAR (Agjencia sllovene e librit): Ky projekt ndihmon në radhë të parë përkthimet nga gjuha gjermane në gjuhët e Europës juglindore, midis gjuhëve të Europës juglindore dhe nga gjuhët e Europës juglindore në gjermanisht. Shkurt, bëhet fjalë në rastin tonë për përkthime nga sllovenishtja në gjermanisht, nga gjermanishtja në sllovenisht dhe nga sllovenishtja në maqedonisht apo shqip dhe anasjelltas, e pra është fjala për një konglomerat të madh gjuhësh që përfshihen në këtë projekt.

GREGOR PODLOGAR: Në projektin Traduki bashkëpunojnë si autorë e botues ashtu edhe kritikë e dijetarë. Gëzojnë një vëmendje të veçantë sidomos përkthyesit, çka duket që në emrin e fondacionit. Pasi Traduki do të thotë përkthim në esperanto.


partner projektesh

traduki partners 2014 d