përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Letërsi dhe rock’n’roll: Rezidenca e lëvizshme në Čelobrdo të Malit të Zi

.

582 celo brdo"Liri e përjetshme" – kjo fjalë e frymëzuar nga diskursi i surrealistëve serbë në fillim të shekullit XX ishte tema e rezidencës së katërt mobile letrare, e cila u zhvillua më 25 shtator deri më 10 tetor 2017 në Čelobrdo të Malit të Zi, por edhe në Kotor dhe Budvë. Programi mbështetet nga Traduki, qendra beogradase ZMUC dhe Za Druga e  Petrovacit.

Në Kotor u prezantuan shkrimtarët Zvonko Karanović nga Beogradi dhe Faruk Šehić nga Sarajeva së bashku me themeluesin dhe poetin e e grupit hiphop nga Spliti, TBF, Saša Antić, dhe poeteshën nga Budva, Katarina Sarić, në një dialog intensiv mes poezisë, prozës dhe rock’n’roll-it me temën "liria e përhershme", ndërsa autori nga Beogradi Vladimir Jovanović iu prezantua publikut në Čelobrdo.

Në qendrën e vjetër të Budvës u improvizua një koncert me shkrimtarët Asja Bakić nga Zagrebi dhe Đorđe Šćepović nga Podgorica dhe këngëtarin kryesor të grupit "Autogeni Trening", Dino Kapetanović, poetin dhe muzikantin, Nikola Vranjković, dikur kreu i grupit beogradas, Block Out, i cili ka filluar një karrierë të suksesshme si solist dhe Nebojša Simeunović Sabljar, këngëtari kryesor i grupit Dža ili Bu nga Beogradi.

Një rezultat i rezidencës janë tekstet me prozë, poezi dhe muzikë me temë "Liri e përjetshme ", që artistet dhe artistët pjesëmarrës publikuan sidomos në një Blog. Intervistat me pjesëmarrësit dhe mbresat nga aktivitetet mund të shihen këtu.

bwd  Set 1/2  fwd

partner projektesh

traduki partners 2014 d