përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Programi Writer-in-Residence: Dragoljub Stanković për herë të parë në Sarajevë

.

580 stankovic dragoljubNë shtator, shkrimtari serb Dragoljub Stanković  ishte në Sarajevë. Ky qëndrim në rezidencën e shkrimtarëve ishte për të personalisht me rëndësi të veçantë, meqë ai në veprat e tij, e sidomos në romanin e porsabotuar Beogradski kiklop, merret me vitet '90, dhe konkretisht me luftën e Bosnjës.

I ftuari nga Beogradi doli para publikut më 26 shtator me një mbrëmje letrare. Mbi rëndësinë e veprës së tij dhe të romanit Beogradski kiklop folën gazetari dhe kritiku letrar, Đorđe Krajšnik, si edhe redaktorja e revistës Urban dhe e botimeve Buybook, Kristina Ljevak. Mbresat e tij nga Sarajeva Dragoljub Stanković-i i ka përshkruar edhe në një Ditar për Radion "Europa e Lirë".

Vizita e Dragoljub Stanković-it në Sarajevë ishte e fundit për sivjet në kuadër të programit të rezidencave për shkrimtare dhe shkrimtarë, program, i cili mbështetet financiarisht nga Qendra P.E.N. e Bosnjë-Hercegovinës dhe TRADUKI.

partner projektesh

traduki partners 2014 d