përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Tirana in Between: Seminar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit me të ftuarin në rezidencë, Gašper Malej

.

580 malej gasperNë shtator, shkrimtari dhe përkthyesi slloven. Gašper Malej, udhëtoi për në Tiranë, ku u prit nga organizata kulturore POETEKA si i ftuar i programit të rezidencës "Tirana in Between".

Qëndrimin e tij ai ia kushtoi para së gjithash shkrimit dhe përkthimit. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit, e cila qëlloi në të njëjtën kohë me kohëqëndrimin e tij me bursë në Tiranë, Malej drejtoi një seminar për nxënëse dhe nxënës të shkollës së gjuhëve të huaja, "Asim Vokshi", me të cilët ai analizoi dhe përktheu një tekst lirik të Pier Paolo Pasolinit. Më 13 tetor , në një orë letrare, Gašper Malej, iu prezantua publikut të Tiranës. Pjesë nga vepra e tij, të përkthyera nga sllovenishtja nga Silvana Leka, u botuan në revistën letrare Milosao

partner projektesh

traduki partners 2014 d