përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Malej, Gašper

.

malej gasperGašper Malej u lind në vitin 1975 në Koper (Slloveni), ku punon si shkrimtar dhe përkthyes në profesion të lirë. Përkthen kryesisht letërsi bashkëkohore italiane dhe drejton prej vitit 2011 kolanën "Helia", që boton shoqata kulturore e bashkëthemeluar prej tij, KUD AAC Zrakogled, e cila fokusohet te botimi i përkthimeve beletristike të autorëve bashkëkohorë mesdhetarë. Ndër librat e shkruar prej tij numërohen vëllimet me poezi Otok, slutnje, poljub (2004) dhe Rezi v zlatem (2009). Poezitë e tij janë përkthyer në afro njëzet gjuhë dhe  janë përfaqësuar nëpër antologji brenda dhe jashtë vendit. Për përkthimin e romanit Petrolio të Pier Paolo Pasolinit, në vitin 2011, Gašper Malej u vlerësua me çmimin "Zlata ptica". Në vitin 2016 ai u vlerësua edhe me një çmim për përkthime nga Ministria Italiane e Kulturës dhe Turizmit.

partner projektesh

traduki partners 2014 d