përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Klosi, Ardian

.

klosi_ardian
Ardian Klosi (1957-2012) studioi albanologji në Tiranë dhe gjermanistikë dhe letërsi të krahasuar në Innsbruck e ku më 1990 mbrojti doktoratën. Nga 1990-1993 u angazhua në lëvizjen studentore dhe shtypin e ri të lirë në Shqipëri, më pas jetoi në Mynih e u kthye në atdhe më 1998. Drejton këtu prej vitit 2004 Shoqatën kulturore gjermano-shqiptare “Robert Schwartz”. Ardian Klosi ka botuar studime, artikuj, libra të shumtë si dhe ka përkthyer një sërë autorësh në shqip, ndër të tjerë vepra nga Franz Kafka, Bertolt Brecht, Heinrich Boell, Friedrich Dürrenmatt, Max Frisch, Mark Twain, Georg Büchner, Ernest Gellner e François Pouqueville. Çmime: çmimi „Kult“ për librin më të mirë enciklopedik të vitit 2005 (Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit), „Përkthyesi më i mirë i vitit 2008“ etj.

partner projektesh

traduki partners 2014 d