përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Ivana Bodrožić e ftuar në Burgenland

.

578 bodrozicNë kuadër të fokusit të përbashkët letrar të Ministrisë Federale për Europë, Integrim dhe çështje të Jashtme të Austrisë dhe TRADUKI-t, i cili në vitin 2017 ishte Kroacia, në bashkëpunim me Literaturhaus Mattersburg dhe Institutin Studimor mbi Kroatët e Burgenlandit, në tetor u zhvillua në Trausdorf/Trajštof një orë letrare me Ivana Bodrožić-in.

Mbrëmja letrare u mbajt në kroatisht dhe pas leximit vijoi një diskutim i gjallë mbi zhvillimin gjuhësor, nacionalizmat dhe pasojat e luftës në Kroaci. Departamenti kroat i Radiotelevizionit Austriak, ORF, e ftoi të nesërmen autoren për një intervistë, prej nga doli një portret i shkurtër i bërë plot dashuri. Ivana Bodrožić-i qe ftuar për një orë letrare edhe në gjimnazin BG/BRG/BORG Eisenstadt, ku ishin të pranishëm edhe nxënëse edhe nxënës nga gjimnazi i dioqezës Eisenstadt, të cilët mbetën shumë të impresionuar nga takimi me shkrimtaren.

578 bodrozic 2

(Foto: Vukovits Anna und Saraja Hauptmann)

partner projektesh

traduki partners 2014 d